Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit ditën e sotme nga spitali rajonal i Durrësit.

Mësohet se pas largimit të tij një prej policëve të burgjeve e ka ndjekur Ndocin, duke qëlluar edhe një herë në ajër.

Megjithatë i paraburgosuri ka arritur të largohet, ndërsa besohet se ai është pritur nga një automjet “Audi”, me të cilin më pas është larguar drejt zonës së Spitallës.

Eralda Mazreku, Vajza Me Shami Që Sfidon Klishetë Mes Artit, Dizajnit Dhe Adrenalinës.00 19 40 06.still006

Polici i burgjeve me armë në dorë pas arratisjes së Altin Ndocit

Kush është Altin Ndoci? 

Altin Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë. Ai akuzohej në këtë të këtij procesi për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë.

Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Çela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.

Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion Alibejt, kundërshtar me Çopjat, ndërsa Talo Çela për llogari të Franc e Hajdar Çopjas.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb