Pamjet dramatike që shihni, janë pikërisht momenti tragjik dhe fundi për punonjësin e mirëmbajtës në bashkinë e Durrësit, Astrit Hysenaj, 58 vjeç.

Ky i fundit u rrëmbye nga rrjedha e ujit që ishte shumë e furishme.

Mësohet se Hysenaj kishte qenë në punë, teksa u përball me një nivel uji të madh, që e mori para, duke bërë që ai të humbiste jetën. Astrit Hysenaj ishte punonjës i komunales në zonën e plazhit të Durrësit.

Ndërkohë, familjarët e viktimës kërkojnë që atij t’i njihet fakti se humbi jetën në krye të detyrës.

Ndërsa Bashkia e Durrësit në reagimin paraprak për mediat tha se 58-vjeçari e kishte lënë punën më herët se të ndodhte ngjarja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: