Dje rreth drekës u njoftua për një vatër zjarri në fshatin Vernik në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, Nj.Adm Qendër Bilisht, Bashkia Devoll.

Në vendngjarje kanë qenë dhe kanë punuar gjatë ditës e natës forcat e MZSH-së, shërbimit pyjor dhe vullnetarë, rreth 48 forca.

Strukturat përgjegjëse po ndjekin situatën nga afër aktualisht, duke qenë se nga ndikimi i erës perimetri i zjarrit ka marrë drejtimin kah zonës së pikës kufitare.

Në territor janë aktualisht Nënprefekti i Devollit, Përgjegjësi i Sektorit të EC në Prefekturë, strukturat përkatëse të MZSH Devoll, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, Drejtorisë së OSHEE-së, dhe për efekt gatishmërie janë prezente edhe 3 mjete me efektivë nga bashkitë Korçë, Maliq e Pustec, për të garantuar sigurimin e perimetrit të objekteve pranë.

Gjithashtu, është rakorduar me palën greke, në rastin që do të duhet edhe ndihma e tyre, që të ndërhyjnë me mjetet e stacionuara në pikën kufitare greke. E nëse do të vlerësohet kërkesa për mbështetje shtesë, është rakorduar mes dy agjencive të Mbrojtes Civile për ndërhyrje edhe nga ajri me një avion të palës greke nga rajoni fqinj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb