Prej 49 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit Edi Rama. Me mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Protesta vijon pa ndalur, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur se nuk dorëzohen deri në arritjen e këtij objektivi.

Siç shihet edhe nga pamjet me dron, sheshi para Kryeministrisë është i mbushur plot, dhe me mijëra kërkojnë njëzëri largimin e kastës politike të cilën ata e quajnë të vjetër dhe të korruptuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb