Mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të diel në Tiranë, në ditën e 15-të të protestave kundër qeverisë, duke zhvilluar një marshim të gjerë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Me flamuj, plisa dhe pankarta, protestuesit marshuan rrugëve të kryeqytetit.

Ndërkohë nuk munguan thirrjet himn të 15 ditëve të fundit: “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Revolucion”, nën shoqërinë e vuvuzelave dhe tupanëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb