Magjike janë pamjet e protestës së 31-të me radhë para Kryeministrisë.

Me flamuj dhe pankarta, sheshi ishte i mbushur edhe sot me mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

Ndërkohë, nesër në orën 10:00 do të zhvillohet një organizim para SPAK-ut, ku do të dorëzohet edhe libri “Albanian Files”, i firmosur nga protestuesit gjatë ditës së sotme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb