Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në Fushë-Arrëz, konkretisht në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat.
Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë.
Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri.
Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakëve.
