Pamjet e filmuara nga ajri me dron mbi qytetin ukrainas Mariupol, tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse.

Nënkryetari Serhij Orlov, ka thënë se qyteti në juglindje të Ukrainës është nën “granatimet e vazhdueshme”.

Mijëra civilë atje kanë mbetur të bllokuar për më shumë se dy javë, të rrethuar nga trupat ruse që vazhdimisht shkrepin raketa e granata, që kanë shkatërruar shumicën e
ndërtesave kolektive.

Autoritet e qytetit të Mariupolit kanë konfirmuar të dielën, se një kolonë e ndihmave humanitare të dedikuara për qytetin e rrethuar, akoma nuk ka arritur dhe ka ngecur në Berdjansk, rreth 50 milje në perëndim. Berdjanksu është nën kontrollin e forcave ruse.
Nga ana tjetër forcat ruse kanë lejuar kolonën parë të makinave civile që të largohen nga Mariupoli, pas 10 ditëve tentime të pasuksesshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb