“BalkanWeb” siguron pamje nga vendi ku u gjet i vrarë me dy plumba 45-vjeçari në Peqin.

Siç shihet nga videot, trupi i pajetë i 45-vjeçarit është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në Çermë të Peqinit, ndërsa dyshohet se viktima nuk është banor i zonës, madje siç mëson “BalkanWeb”, ka dyshime se vrasja është kryer diku tjetër dhe më pas ekzekutorët e kanë sjellë trupin e pajetë aty.

45-vjeçari është gjetur i vrarë me dy plumba në shpinë dhe brinjë mbrëmjen e kaluar, por trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme. Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: