Një video e dërguar nga shqiptarët e diasporës. Një karvan makinash me flamuj kuqezi po udhëton drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së 20 qershorit. Shqiptarë të diasporës, të nisur nga Anglia, janë bashkuar gjatë rrugëtimit me bashkatdhetarë nga Franca, Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane, duke formuar një kolonë automjetesh drejt atdheut.

Pamjet tregojnë dhjetëra makina në lëvizje, ndërsa pjesëmarrësit po përshkojnë mijëra kilometra për të qenë të pranishëm në protestën e së shtunës, më 20 qershor. “Jemi bashkuar të gjithë me vëllezërit tanë nga diaspora, dhe do të nisemi për në Tiranë”, dëgjohet teksa thotë qytetari.

Një mobilizim që, sipas organizatorëve, synon të tregojë se zëri i shqiptarëve dëgjohet jo vetëm brenda vendit, por edhe përtej kufijve të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: