SHBA – Disa ditë më parë mediat amerikane publikuan momentet e fundit të një mësuese në SHBA para së të përdhunohej dhe vritej.
Videoja tronditëse tregon momentet e fundit të saj në ambientet e shkollës ku punonte.

Trupi i 24 vjeçares Colleen Ritzer u gjet i hedhur në një pyll pas Danvers High School në Massachusetts në tetor të vitit 2013.
Nxënësi Philip Chism, 16 vjeç po gjykohet me akuzat e përdhunimit, vrasjes dhe grabitjes.

Por ditën e sotme mediat janë bërë publike pamje të tjera, në të cilat tregohet i riu me kufomën e mësueses së tij që bredh nëpër korridorin e shkollës.
Ai e kishte përdhunuar, vrarë pastaj e kishte futur brenda koshit të plehrave për ta hedhur në pyll. (er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb