KINE – Qindra njërëz janë përballur më një nga baticat më të mëdha që ndodh në Kinë, Dallgë të larta baticë janë ngritur nga ujërat e lumit Qiantang në lindje të Kinës duke ofruar një pamje spektakolare për banorët e zonës dhe për turistët.

Njërëzit ishin ishin mbledhur të shihnin momentin e rrallë në qytetin e Hainanit. Terreni në zonë është mjaft kompleks dhe pikërisht në sajë të tij, arrijnë të krijohen lloje të ndryshme dallgësh të larta shkruan Daili Mail.

Përplasja e tyre me digën dhe format, që marrin janë një kënaqësi për sytë e kureshtareve. Valët e baticës së lumit Qiantang janë një fenomen natyror i njohur në mbarë botën për fuqinë e tij, por edhe magjepsjen që krijon tërheqja gravitacionale e hënës. Por përveç bukurisë ka shkaktuar dhe probleme tek njerëzit, të cilët janë përballur me to.

Koha më e mirë për të parë dallgët e baticës është ndërmjet ditës së 15 dhe të 18 të muajit të tetë në kalendarin hënor kinez.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb