Një denoncim ka ardhur në redaksinë e BalkanWeb në lidhje me një situatë alarmante që është krijuar në Malishovë të Përmetit, ku për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave, tetë banesa rrezikojnë që të përfundojnë në greminë.

Në pamje shihet se si banesa e parë ndodhet vetëm një metër larg greminë s së krijuar, që sipas qytetarit po zgjerohet çdo moment e më shumë. Ai deklaron se kjo shkakton dridhje të tokës, e cila ndjehet edhe si tërmet.

“Jam banor i fshatit Malishovë, në rrethin e Përmetit, dhe po ju shkruaj me shqetësim të thellë dhe frikë reale për jetën e familjeve tona.
Si pasojë e reshjeve të mëdha, në fshatin tonë ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu, e cila po përhapet në një sipërfaqe shumë të gjerë. Aktualisht 8 banesa ndodhen në rrezik të menjëhershëm, ndërsa në 3 prej tyre jetojnë familje, ku rrëshqitja ka mbërritur vetëm 1 metër larg themeleve.
Është krijuar një humnerë rreth 300 metra e gjatë dhe mbi 40 metra e thellë, që po zgjerohet vazhdimisht. Banesat lëkunden fort në çdo moment, duke krijuar ndjesinë e një tërmeti të pandalur dhe duke rritur rrezikun për shembje.
Kjo situatë është jashtëzakonisht alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, për verifikim në terren, evakuim të banorëve dhe marrje masash emergjente, përpara se të humbasë ndonjë jetë njerëzore. Jeta e familjeve tona është në rrezik”, shkruan ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: