KORÇË

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mesditë të 3 janarit qytetin juglindor të Korçës.

35-vjeçari Elvis Josifi humbi tragjikisht jetën në vendin e punës, teksa e zuri poshtë një vinç.

Gazetarja Lorena Kondra sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të rënda nga vendngjarja, që tregojnë momentin kur trupi i pajetë i të riut nxirret nga kantieri i ndërtimit, ndërsa dëgjohen britmat rrëqethëse të familjarëve dhe miqve të tij.

Ngjarja tragjike ndodhi afër Pazarit të Ri, pranë terminalit të qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb