Derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Chelsea-t dhuroi spektakël jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribunat e stadiumit. Në stadium u vu re flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një simbol që tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe u bë pjesë e atmosferës së veçantë të krijuar gjatë sfidës.

Prania e flamurit të UÇK-së solli një moment të veçantë për shqiptarët dhe tifozët nga Kosova, duke e kthyer tribunën në një hapësirë ku përveç pasionit për futbollin u shfaq edhe një simbol i rëndësishëm kombëtar. Pamjet nga stadiumi qarkulluan në rrjetet sociale, ku nuk munguan reagimet dhe komentet e shumta.

Derbi Arsenal – Chelsea u luajt në “Etihad Stadium” dhe përfundoi me fitoren 2-1 të kampionëve të Anglisë. Golat u realizuan nga Havertz dhe Odegaard për Arsenal, ndërsa për Chelsea shënoi Rogers.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb