Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për Balkanweb se si pasojë e aksidentit, një prej automjeteve ka përfunduar brenda në një lokal.

Dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që po hetohen shkaqet e tij.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: