Donald Trump ka treguar edhe një herë dashurinë e tij për Inteligjencën Artificiale, këtë herë duke e përdorur për të ndarë një moment me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

Presidenti publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke luajtur futboll me superyllin portugez brenda Zyrës Ovale.

Postimi shoqërohej me fjalët: “Ronaldo është një djalë i shkëlqyer. Ishte mirë ta takoja në Shtëpinë e Bardhë. Shumë i zgjuar dhe i relaksuar!”, duke theksuar respektin dhe admirimin e tij për futbollistin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb