Pamje të reja janë zbuluar nga arratisja spektakolare e Altin Ndocit ditën e sotme nga Spitali Rajonal i Durrësit, teksa ndodhej për një vizitë shëndetësore.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, Ndoci shfaqet duke u larguar me vrap nga ambientet e spitalit.

Dyshohet se më pas ai është pritur nga një automjet “Audi”, i bardhë, me të cilin më pas besohet se është larguar drejt zonës së Spitallës.

Ndoci
Ndoci

Plani i arratisjes dhe “Audi” i bardhë
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv në dhomën e posaçme ku trajtohen të paraburgosurit apo të dënuarit. Burimet thonë se një moment ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar.

Një nga policët ka qëlluar në ajër, por Ndoci është larguar sikurse shihet edhe në këto pamje…

Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi të bardhë, A7, me targa AA700RS dhe sapo është ngjitur në të, mjeti ka lëvizur në drejtim të Spitallës.

Policia ka ngritur postblloqe në Durrës dhe Tiranë për të bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa ka dyshime se arratisja ka qenë e planifikuar më herët.

Pas arratisjes, Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut Durrës, Indrit Cerloj, nën drejtorin, mjekun dhe 7 zyrtarë të tjerë.

Kush është Altin Ndoci? 

Altin Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë. Ai akuzohej në këtë të këtij procesi për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë.

Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Çela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.

Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion Alibejt, kundërshtar me Çopjat, ndërsa Talo Çela për llogari të Franc e Hajdar Çopjas.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb