GJIROKASTER- Nuk i ka shkaktuar tërmeti. Pamjet e frikshme që shihni në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Brikena Metaj janë regjistruar në një kodër, në lagjen “Punëtore” në qytetin e Gjirokastrës.

Ndonëse banorët e Gjirokastrës kanë ndjerë tronditje të forta si të ishin shkaktuar nga ndonjë tërmet, zanafilla e problemit qëndron diku tjetër.

Ata thonë se rrëshqitjet e tokës kanë nisur pikërisht pasi në kodër, aty ku është edhe pallati i tyre, po ndërtohet një tjetër ndërtesë, nga e cila rrezikon të shembet i gjithë pallati.
cahet-toka-rrezikohet-pallati

cahet-toka-rrezikohet-pallati-1
Sakaq, drejtori i Gjeologjisë, Cano Nora, i pyetur nga “BalkanWeb” në lidhje me problemin në fjalë thotë se “Rrëshqitja është në aktivitet. Faktori njerëzor dhe natyror kanë favorizuar rrëshqitjen dhe ekuilibrin e shpatit malor. Nevojitet ngritja e nje muri mbrojtës”,- thotë ai.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb