TIRANE- Shirat e dendura të një nate më parë kanë shkaktuar dëme në kryeqytet. Përveç përmbytjeve në autostradë raportohet për rrëshqitje dherash. Po ashtu pemët janë rrëzuar, e kanë bllokuar rrugët.

Sakaq, përmes një mesazhi në Twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se falë investimeve afatgjata të Bashkisë së Tiranës, situata në dy lumenjtë që përshkrojnë Tiranën kësaj here kanë qenë e normalizuar dhe nuk ka sjellë problematikë për banorët.

“Lumi i rehabilituar i Tiranës & Lana e pastruar gjatë verës e kaluan provën, por duhet ende kujdes! Disa fshatra në Pezë janë të pakalueshme, ndaj le të shmangim udhë aty. Po ndërhyjmë në çdo lagje për pemët e rëna e mbetjet nga stuhia. Flm kolegëve, heronj”, shkruan Veliaj.
permbytjet
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: