Një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një restorant në provincën Hebei të Kinës veriore ka vrarë të paktën një person dhe ka plagosur 22 të tjerë. Kështu raportojnë autoritetet kineze, informacione të transmetuara nga televizioni shtetëror.

“Për momentin, autoritetet flasin për “një të vdekur dhe 22 të plagosur”, tha rrjeti CCTV, duke sqaruar se shpërthimi në lokalin, ku ofrohej kryesisht pulë e pjekur në skarë, ishte rrjedhje gazi. Biznesi ishte i vendosur në një fshat që i përket komunës Yangjiao, rreth 50 kilometra në lindje të Pekinit.

Shpërthimi, i cili ndodhi në orën 07:55 shkatërroi pothuajse plotësisht ndërtesën ku ndodhej restoranti dhe shkaktoi dëme në makina. 36 automjete dhe 154 anëtarë të shërbimeve të urgjencës kanë shkuar në vendngjarje.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: