Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mbrëmje në Korçë, ku u vra me thikë një person.
Gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga vendngjarja, ndërsa mëson se viktimë ka mbetur 67-vjeçari Petrika Treska.
Siç raporton gazetarja Kodra, i moshuari është gjetur i gjallë nga bashkëshortja e tij në afërsi të banesës. Bashkëshortja e ka dërguar menjëherë në spital 67-vjeçarin, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetë.
(BalkanWeb)
