Kievi pothuajse çdo ditë është shënjestër e sulmeve me dronë pa pilot nga ana e ushtrisë së Vladimir Putinit.

Ukraina çdo ditë lavdërohet se po arrin të rrëzojë raketat që po i lëshon Rusia, kurse numri i raketave të rrëzuara është rritur prej se në kryeqytetin ukrainas kanë arritur raketat amerikane Patriot.

Në rrjetet sociale është publikuar videoja e rrëzimit të raketës ruse në një rrugë në Kiev. Shihet qartë rrëzimi i saj, dhe që për fat të mirë nuk shpërthen.

Ky fakt me gjasë ka shpëtuar shumë jetë njerëzish, pasi në këtë rrugë kishte shumë makina civile që në ato momente po lëviznin.

Fjala është për raketën me të cilën Kievi është sulmuar dy ditë më parë, dhe po konsiderohet si një prej sulmeve më masive ruse në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: