Avokati Gylsen Zhllima ishte sot në një lidhje live në “News24 Fundjavë”.

Ai ka deklaruar se institucionet duhet të kishin vepruar në rastin e Durrësit, ku tre fëmijë u gjetën të vetëm në banesë.

Zhllima shtoi se të miturit duhet të kenë një trajtim të veçantë nga shteti deri në moshën 18-vjeçare. Mbi faktin që gjyshja postoi pamjet nga banesa e cila ishte në gjendje të keqe, avokati tha se këto pamje do t’i ndjekin fëmijët gjatë të gjithë jetës së tyre.

Zhllima: Shoqëria dhe institucionet duhet të kishin vepruar. Nuk kemi një shtet që të ketë politika sociale, ndërkohë shqiptarët janë vendit marrin ndihma nga shteti madje kanë arritur kanë marrë edhe shtëpi falas.
Fajin nuk e ka shoqëria, por Bashkia dhe shkolla. Nuk kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut, kur këto të drejtat janë shkelur nga vetë shteti, që në këtë rast nuk ka qenë gardian I tyre.
Nga mosha 0-18 vjeç, fëmijët e mitur kanë një trajtim të veçantë nga shteti.
Pamjet e publikuara nga ish vjehrra, do t’i shoqërojnë ata fëmijë gjatë të gjithë jetës.

Braktisje është kur një nga prindërit nuk është më në gjendje të japë atë që duhet për prindërit dhe largohet nga banesa. Në aspektin penal kërkon që çështja të ndiqet në gjyq. Braktisja nënkupton mos interesimin e personit. Në këtë rast nuk e quaj braktisje por mos ushtrim të përgjegjësisë prindërore.
Nëna aty ka qendruar nuk është se është larguar nga vendi psh dhe fëmijët ishin vetëm.
Për mendimin tim gjithçka duhet të shihet me skepticizëm, pasi situate mund të përdoret edhe për përfitime emigrimi në të ardhmen, duke qenë se situata u bë mediatike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb