Mijëra qytetarë i janë bashkuar edhe këtë mbrëmje protestës së dhjetë radhazi, duke mbushur rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pamjet me dron tregojnë përmasat e pjesëmarrjes, mijëra protestues që marshojnë në Bulevard dhe në akset kryesore të kryeqytetit.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa gjatë tubimit nuk janë raportuar incidente.
Kjo është protesta e dhjetë radhazi, duke konfirmuar vijimësinë e mobilizimit qytetar kundër kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë përshkallëzimin e protestës deri në arritjen e objektivit, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së drejtuar prej tij.
