Protestat që kanë shpërthyer në disa qytete të Francës vijojnë të prodhojnë pamje të forta, ndërsa një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje të veçantë. Në pamje shihen zjarrfikës dhe forca të policisë, në një situatë që është interpretuar nga përdorues të shumtë si një moment solidariteti me qytetarët që protestojnë.

Krahas videos janë shpërndarë pretendime se efektivë të policisë dhe zjarrfikës kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat dhe kanë vendosur të mos përballen me protestuesit. Madje, disa postime flasin për braktisje të detyrës dhe një qëndrim të forcave të rendit në krah të demonstruesve.

Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Deri në këtë fazë nuk ka të dhëna të verifikuara nga autoritetet franceze apo raportime të besueshme nga mediat kryesore ndërkombëtare që të dëshmojnë për një dorëzim masiv të efektivëve apo një refuzim të gjerë të urdhrave.

Ndërkohë, situata në Francë është përshkallëzuar ndjeshëm. Në disa zona janë regjistruar përleshje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa bilanci i të arrestuarve dhe të plagosurve është rritur. Përballë tensioneve, organizata të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kanë kërkuar që autoritetet të mos përdorin forcë të tepruar ndaj demonstruesve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb