Pamje të tilla përsëriten thuajse çdo vit në juglindje të vendit.
Pavarsisht se sezoni ka qënë i mbarë dhe pemtaria ka dhënë mjaft prodhim, molla sërisht vijon të hidhet nga fermerët të cilët duke mos ditur si të reagojnë në këto situata kërkojnë ndihmën e shtetit.
Në shenjë revolte, një pjesë të prodhimit të mbetur stok, fermerët i kane hedhur mollët në zona të ndryshme të fshatit ndërsa qindra kuintale të tjerë, po kalben nëpër magazina.
As ulja e çmimit, nuk po i shpëton fermerët nga kjo situatë, që bëhet shqetësuese vit pas viti dhe qe nuk ka gjetur ende një zgjidhje.
Edhe ata që e kanë cuar prodhimin e tyre në frigoriferë nk janë të sigurt nëse do tu shitet ndërsa të vetmen zgjidhje si për ironi kanë gjetur të përdorin mollët ushqim për bagëtite.
Sipas institucionit të bashkisë Maliq,fermerët duhet te kultivojne varietete të reja të cilat kërkohen nga tregu rajonal dhe ai vendas me qëllim shitjen e prodhimit, ndërsa bëjnë të ditur se fusha e Maliqit në vit prodhon rreth 20 mijë ton me mollë.
(BalkanWeb)
