Deputetja demokrate Oriola Pampuri në rubrikën Opinion në News24 tha se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga korrupsioni zgjedhor.

Pampuri tha se bashkëpunimi i politikanit me bandat nuk e bën as të besueshëm as politikan të fortë. Deputetja demokrate tha se PD nuk do të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm, duke e cilësuar atë si një hipokrizi të Edi Ramës.

Pampuri e konsideroi të pakumptimtë ngritjen e një komisioni të posaçëm vetëm 9 muaj përpara zgjedhjeve, ndërsa theksoi se duket se kjo nismë do përdoret kundër SPAK.

Lidhur me turin e takimeve të Edi Ramës me diasporën, Pampuri tha se këto ture duhet ti bëjë çdo parti përballë propozimit që PD ka bërë lidhur me votën e diasporës. Ndërsa e cilësoi si hipokrizi nga Edi Rama takimet me shqiptarët e diasporës, Pampuri u shpreh se Kryeministri ka larguar nga Shqipëria shqiptarët dhe sot shkon dhe bën show.

“Kryeministri shkon dhe përshëndet shqiptarët që i përzuri, shkon bën shoë dhe bën të njëjtin veprim ashtu sikundër ka bërë vite më parë kur i binte dajres”, tha pampuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb