Për 5 ditë me radhë dashamirësit e leximit do të kenë mundësinë që të shkojnë në Panairin e Librit, që po mbahet si për çdo vit në Pallatin e Kongreseve.
Kryeredaktorja e shtëpisë ‘Pegi’, Aida Baro, e ftuar në News24, teksa tregoi risitë e panariti, theksoi se interesi i fëmijëve për librin është shtuar këto vitet e fundit.
“Në fillim ka qenë e vështirë që t’u ngulisje dashurinë për librin fëmijëve. Në fillim vinin me një kulturë të rrënuar për të bukurën, për letërsinë. Këto 3-4 vitet e fundit shoh një interes në rritje për librit te fëmijët. Ndoshta dhe shkolla e ka injektuar, por baza është familja. Fëmija imiton, nuk zbaton urdhra. Në momentin që nuk ia imponon leximin, ai do të lexojë, përveç periudhës së adolescencës.”, tha për News24, Baro.
(BalkanWeb)