Universiteti “Luarasi” mbetet zgjedhja e maturantëve për të ardhmen e tyre. Kjo u provua edhe në panairin më të fundit “Work and Study” zhvilluar në Elbasan, ku pati interes të shtuar të maturanteve për të vijuar studimet në 4 fakultetet e universitetit Luarasi, si në atë të teknologjisë së informacionit dhe inovacionit, të ekonomisë, drejtësisë dhe shkencave mjekësore.

Stenda e universitetit Luarasi në panairin “Work and Study” që ndalesën e radhës e pati në Elbasan, tërhoqi vëmendjen e shume maturanteve, të cilët zgjedhin atë duke i dhënë fund dilemave për studimet universitare.

Fakulteti i teknologjisë së informacionit dhe inovacionit, i ekonomisë e drejtësisë dhe shkencave mjekësore në universitetin Luarasi kanë programet më atraktive dhe një treg të sigurt punësimi në të ardhmen.

Edicioni i 14 i panairit të vetëm kombëtar “Work and Study” tashme është shndërruar në një institucion që këshillon maturantet për karrierën.

“Luarasi” mbetet një prej universiteteve më serioze e më të besueshme nga të rinjtë dhe lider në lëshimin e diplomave që kanë besueshmëri të lartë publike.

Numri i studenteve në universitetin “Luarasi” është rritur me 280% gjatë viteve të fundit, tregues ky për një staf pedagogjik të kualifikuar, programeve më të mira të studimeve si dhe një karriere të suksesshme në tregun e punës pas përfundimit të studimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb