TIRANE- Bashkëpunimi në fushën e akua-kulturës dhe mbështetja për kryerjen e analizave laboratorike, double cross (paralelisht në Shqipëri dhe Itali), ishin temë kryesore e takimit që po zhvillon sot në Tiranë, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti me delegacionin italian të kryesuar nga rektori i Universitet Bujqësor të Camerinos, Flavio Corradini.

Gjatë këtij takimi u vu theksi ne forcimin e bashkëpunimit midis dy Universiteteve Bujqësore, shqiptar dhe italian në fushën e trajnimeve dhe kërkimit shkencor, si pararoje e zhvillimit të qëndrueshëm te sektorit te peshkimit.

Delegacioni i akademikëve italian në fushën e bujqësisë dhe akuakulturës, ka nisur një vizitë dy ditore në vendin tonë. Në axhendën e kësaj vizite parashikohet një takimin edhe me rektorin e UBT, Prof. Bahri Musabelliu si dhe vizita në resortin e akuakulturës në Durrës.

Akua-kultura është një nga sektorët prioritar në politikat e dikasterit të Bujqësisë, që po merr vëmendje të madhe për përmirësimin e cilësisë së ujërave dhe zhvillimin e peshkimit.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: