Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti, i ftuar në emisionin Log. në News 24 të gazetarit Endri Xhafo, komentoi konfliktin në Ukrainë.

Panariti theksoi se beson se konflikti në Ukrainë do të mbarojë shumë shpejt, si pjesë e një marrëveshjeje, që do të infektojë edhe Kosovën.

“Konflikti në Ukrainë mendoj se do mbarojë shumë shpejt, nga një marrëveshje e madhe. Europa nuk është më prioritet, sepse nuk është konkurrente. Mbarimi i konfliktit në Ukrainë do arrihet me marrëveshje, që do të afektojë edhe Kosovën. Dy konfliktet në Europë kanë qenë Ukraina e Kosova. Putin ka përdorur gjithmonë Vuçiç dhe ka kërkuar të trazojë edhe Kosovën.

Ky është një lloj dështimi i Europës. Për sa kohë konflikti mes Kosovës e Serbisë nuk është zgjidhur, besoj do të zgjidhet në tavolinë. Kam frikë se do të trajtohet si pjesë e një pakete. Këtu bëhet fjalë për një zgjidhje”, u shpreh Panariti.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: