Juljan Shehu mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Widzew Lodz në Poloni. Në këtë sezon, mesfushori i kombëtares ka realizuar 4 gola, ndërsa ka dhuruar 3 asiste. Siç dihet, për Shehun ka patur interesim nga grekët e Panathinaikos, të cilët e shikojnë futbollistin si afrimin ideal.

Gjithsesi, asgjë nuk do jetë e lehtë për Panathinaikos, pasi Lodz nuk heq dorë nga shërbimet e Shehut nëse nuk paguhen 2 milionë euro. 27-vjeçari ka kontratë me skuadrën aktuale, deri në vitin 2028.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb