Chelsea dhe Porto do të luajnë të dyja ndeshjet e tyre për çerekfinalen e Champions League në Spanjë.

Ky është një vendim unik në këtë kompeticion që në një fazë finale të luhen dy ndeshje vajtje-ardhje në të njëjtin stadium.

UEFA ka zgjedhur stadiumin e Sevillas, Ramon Sanchez Pizjuan për të luajtur dy sfidat, teksa ky vendim është marrë për shkak ët kufizimeve nga pandemia pasi nuk lejohen udhëtimet nga Portugalia në Angli e anasjelltës.

Chelsea ka kujtime të mira nga Sevilla pasi vetëm pak muaj më parë fitoi 0-4 ndaj vendasve me pokerin e Giroud.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb