Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka raportur sot për pëndeminë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Kollcaku tha se Ministria e Mbrojtjes po risheh kapacitetet shëndetësore dhe rezervat materiale për pandeminë por edhe pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Mund të themi që edhe mbas tërmetit të vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes po risheh kapacitetet tona. Mund të përforcohen kapacitetet shëndetësore. Apo krijimi i rezervës materiale.

 

”Që në krye të herës ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë.  Task- Forca e Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur bashkëpunim me atë të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Asnjë incident nuk kemi pasur. Kemi bërë një harmonizim të pikave të forta. Ka qenë shumë i mirë. Dua të falënderoj strukturat e Policisë që kanë qenë në kontakt në bashkëpunim .”- tha Kollçaku.

 

Kollçaku ka thënë se ka pasur një rast me shenja COVID-19 në Bunavi por ai u vetë- izolua, pra u dërgua në banesën e tij teksa të gjithë rekrutëve të ardhur nga jashtë u është bërë tamponi dhe janë kontrolluar si dhe stërviten veçmas.

 

”Që kur erdhën në Tiranë rekrutët janë kontrolluar, i është marrë tamponi, dhe u çuan në Bunavi i është bërë prap kontroll pasi aty ka personel shëndetësor. Dy muaj ata që vijnë nga jashtë do stërviten vetë si karantinë pra të veçuar në repart. Kemi pasur vetëm një me shenja COVID në Bunavi dhe ai u dërgua  në shtëpi për t’u vetëizoluar.

19 personel ushtarak janë izoluar në vendet fqinje ku kanë qenë apo vendet e tjera. Janë mirë. Kur u vendos linja ajrore ata janë në pritje që të vijnë.”- shtoi Shefi i Shtabit.

 

Shefi i Shtabit të FA bën me dije se strukturat ushtarake janë gati për një valë të dytë COVID-19 teksa efektivët momentalisht i janë kthyer detyrave të përditshme.

 

”Në planet tona për një valë të dytë COVID-19, do të kemi rezerva të nevojshme për ta përballuar. Një muaj kemi riparë matricën e organizimit vjetor. Kemi filluar stërvitjen, kurset, programet, rekrutimin. Kemi filluar dhe me partnerët marrëveshjet. Me hapjen e kufijve do të rifillojnë edhe aktivitetet duke u riskeduluar. Por FA janë në stërvitje, mision, operacione. Janë në aktivitetet e përditshme.”- konfirmoi Bardhyl Kollçaku.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb