Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal i mashtrimit kompjuterik.

Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi dha detajet e operacionit gjatë një konference për shtyp me homologun gjerman.

Sipas hetusve, qindra gjermanë kanë re pre e mashtrimit, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri, ku përdorte për mashtrim një Call Center.

Rreth 365 mijë euro mësohet të jetë dëmi i shkaktuar qytetarëve gjermanë të rënë pre e këtij mashtrimi.

“Është procedim i vitit 2024, fillimisht hetimi është regjistuar në fund të vitit 2023 në gjermani. Ata fillimisht hiqeshin si oficerë policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar për humbjet që ata kishin berë në Forex dhe kriptovaluta. Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një call center në vendin tonë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumetare dhe digjitale. Pas gërshtimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi”, tha prokurori Nakuçi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb