Pak para orës 11:00 të mëngjesit të së mërkurës në Terminalin 1 të Aeroportit Malpensa në Milano pati kaos , kur një person i vuri flakën një koshi të mbeturinave .
Sipas mediave italiane, autoritetet e aeroportit nxituan në vendngjarje, ku zbuluan se ai kishte hedhur një lëndë djegëse mbi të dhe kishte shkaktuar dëme edhe me një çekiç.
Zona ishte përfshirë nga flakët, por zjarri u vu shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve të aeroportit.
Malpensa, un uomo incendia un cestino e distrugge l’area check-in 👉 https://t.co/dHkG8bFPvo pic.twitter.com/DAYNj1mL32
— Tg La7 (@TgLa7) August 20, 2025
Zona u rrethua menjëherë nga forcat e sigurisë, ndërsa, siç u njoftua nga departamenti i zjarrfikësve, prania e tymit bëri të nevojshme evakuimin e përkohshëm të terminalit për arsye paraprake.
Zona u pastrua më pas dhe siguria u rivendos, duke rezultuar në vazhdimin e funksionimit të aeroportit pa probleme serioze për fluturimet.
(BalkanWeb)
