Një skenë e pazakontë është shënuar paraditen e sotme në aksin nacional Elbasan–Tiranë, ku një automjet është përfshirë papritur nga flakët në afërsi të Tunelit të Krrabës

Dëshmitarë në vendngjarje thonë se flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar panik dhe kaos për pak minuta mes drejtuesve të tjerë të mjeteve.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik.

Sakaq, raportohet se zjarrfikësit mbërritën në kohë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e incidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb