Policia amerikane mori lajmërime se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Qendrën Westfield Century City. Raportet vijnë një ditë pas masakrës me së paku 49 të vdekur të ndodhur në Zelandën e Re.

Qendra tregtare dy katëshe e vendosur në Bulevardin Santa Monica u bllokua thuajse totalisht prej forcave policore. Shkolla e Lartë e Beverly Hills, e cila ndodhet më pak se një milje nga qendra, u vendos në bllokim si masë paraprake. Pavarësisht nga raportet fillestare të një të armatosur, policia më vonë tha se kanë vetëm dyshime për këtë e jo prova, shkruan “Reuters”.

Nga policia kanë thënë se nuk ka prova për njeri të armatosur dhe as raport për njerëz të lënduar, por gatishmëria ka qenë e plotë, nisur edhe nga ajo që ndodhi së fundmi në Zelandën e Re. Sinjali për rrezik potencial të terrorit erdhi një ditë pas ngjarjes horror në Zelandë, ku terroristi Brenton Tarrant ekzekutoi 49 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb