Një ngjarje e frikshme ka ndodhur natën e së hënës në rrugën Notara në Patra, ku një burrë 48-vjeçar, i dehur, ka sulmuar klientët e një kafeje me një thikë.
Sipas mediave lokale, 48-vjeçari u ul në kafene duke pirë, por për arsye ende të paqarta, nxori një thikë dhe filloi të godiste këdo që i dilte përpara. Një burrë 54-vjeçar u plagos në dorë, ndërsa përpara se të ndalohej nga klientë të tjerë, sulmoi edhe një 49-vjeçar tjetër.
Policia u njoftua menjëherë dhe arrestoi autorin, i cili tani do të përballet me akuzat për lëndim të rrezikshëm trupor dhe posedim të paligjshëm të armës.
Ngjarja ka shkaktuar panik te klientët dhe banorët e zonës, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe motivin pas sulmit.
