Minutat e fundit të ndeshjes së Serisë A mes Napolit dhe Leçes kanë dhuruar edhe momente ankthi për shkak të situatës së sulmuesit të miqve, Lamek Banda. Futbollisti në mënyrë të papritur ra në tokë pa ndjenja, duke ngjallur shqetësim e panik të menjëhershëm në fushë. Ishte Ylber Ramadani ai i cili vrapoi i pari të shoku i skuadrës ndërsa edhe Antonio Konte la pankinën e ekipit të tij dhe hyri në fushë.
Mjekët e të dy skuadrave vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë e më pas futbollisti u transportua në spital me ambulancë.
