TIRANE- Një zjarr ka përfshirë rrjetin elektrik të një prej shtëpizave në sheshin ‘Skëndërbej’ në kryeqytet pak minuta më parë.

Shtëpizat janë vendosur me rastin e festave të fundvitit.

Mësohet se zjarri ka shkaktuar panik tek qytetaret, por është neutralizuar shpejt nga zjarrfikëset të cilat mbërritën në vendngjarje.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: