Në protestën e 76-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të shpalosura në shesh.
“76 ditë, koha nuk na hesht”, shkruhet në njërën prej tyre, duke shprehur vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndrimin në shesh dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Një tjetër pankartë i referohet historisë së shtetit shqiptar dhe pretendimit se, pavarësisht ndryshimit të emrave dhe viteve, mentaliteti i pushtetarëve ka mbetur i njëjtë.
“1912-2026. Emrat ndryshojnë, mentaliteti jo. 114 vjet. Boll”, thuhet në pankartë.
