Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, do të fillojë menjëherë nga puna duke vëzhguar nga afër skuadrat shqiptare që luajnë në kupat e Europës.

Ai do të jetë i pranishëm sot në mbrëmje në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e kthimit mes Kukësit dhe Sherif Tiraspolit, i vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë nesër 44-vjeçari italian do të udhëtojë drejt Korçës ku do të shohë nga afër takimin e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe Kairat Almatit./panoramasport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: