Nga: ZONJA VJOLLCA*
4 panxhar
100 gr bollgur
250 ml koncentrat perimesh
1 portokall
½ lgj koriandër e grirë
2 lgj fara kungulli të qëruara
1 lç gjalpë
150 ml kos
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim panxharin të ziejë për 40 minuta.
Vendosim në një tenxhere koncentratin e perimeve dhe e lemë në vlim. Më pas ulim temperaturën në minimum dhe shtojmë bollgurin duke e lenë të mbuluar për 10 minuta.
Ndërkohë lajmë mirë një portokall dhe presim ½ e lëkurës së portokallit në fije të holla. Filetojmë tulin e portokallit duke ruajtur lëngun e tij në një tas.
Pasi panxharët të kenë zier i presim në gjysëm horizontalisht dhe pjesën e brendshme e gërryejmë me një lugë duke e ruajtur tulin. Filetot e portokallit së bashku me lëkurën e tij i trazojmë mirë me bollgurin, shtojmë koriandër dhe kripë duke e kontrolluar shijen. Mbushim panxharët me bollgurin e përgatitur duke e mbuluar mbushjen me fara kungulli. I vendosim panxharët e mbushur në një tavë duke shtuar ¾ e gotës me ujë sipër çdo mbushje, shtojmë pak gjalpë në secilën mbushje dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese duke trazuar në një enë të thellë tulin e panxharit me lëngun e portokallit. E kalojmë në blender që masa të bëhet kremoze duke shtuar pak kos, kripë dhe piper dhe me këtë salcë servirim panxharët e mbushur pasi ti kemi nxjerrë nga furra.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: