Papa Francesku nuk do të bekojë turmën e mbledhur sot në Sheshin San Pietro. Siç u bë e ditur pak më parë, për shkak të një forme të lehtë gripi, Papa Françesku nuk do të jetë sot para besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit.

Ai do të qëndrojë në manastirin e Shën Martës, në Vatikan, ku jeton dhe do të thotë lutjen e Engjëllit, që i drejtohet Virgjëreshës, nga kapelja e manastirit.

Megjithatë, ditën e djeshme, Françesku iu nënshtrua një CT, e cila përjashtoi problemet e mundshme në funksionimin e mushkërive dhe pritet ta kapërcejë shpejt këtë problem të vogël shëndetësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb