Papa Françesku ka reaguar sërish për luftën në Ukrainë.

Në kremtimin e të dielës, Papa shprehet se tmerret e luftës duhet të përfundojnë, ndërsa bën thirrje që të ndalen menjëherë sulmet ndaj civilëve.

“Kur ushtrohet dhunë nuk dihet më asgjë për Zotin. Ne kemi harruar përse jemi në botë dhe në këtë mënyrë kryejmë mizoritë. Këtë e shohim sot edhe me çmendurinë e luftës, duke u kthyer pas në kryqëzimin e Krishtit. Të moshuarit kanë mbetur të vdekur, të rinjtë janë privuar nga e ardhmja dhe ushtarët janë dërguar për të vrarë vëllezërit e tyre”, ka thënë më tej Papa Françesku.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb