ITALI – Papa Françesku gjithmonë në deklaratat e tij është shprehur kundër abortit. Më herët ai e ka quajtur atë një simptomë “të llahtarshme” të një “kulture pakujdesie”, që shton shumë pak vlera në jetët njerëzore.

Ndërkohë ditën e djeshme Papa ka folur sërish për abortin, duke thënë se është sikur të paguash një vrasës me pagesë. “Si mund të jetë një zgjidhje një veprim që shtyp një jetë të pafajshme ende pa lindur? Unë pyes veten.

Është e drejtë që të flakësh tej një jetë për të zgjidhur problemet tuaja?! Është e njëjta gjë sikur të paguash një vrasës me pagesë për të vrarë dike”- ka thënë Papa.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb