Papa Leo theksoi nevojën për të vazhduar dialogun që synon një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” gjatë një takimi të martën me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky , tha Vatikani në një deklaratë.
Papa “përsëriti nevojën për vazhdimin e dialogut dhe shprehu dëshirën e tij urgjente që iniciativat aktuale diplomatike të sjellin një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.
“Përveç kësaj, u diskutuan edhe çështjet e të burgosurve të luftës dhe nevoja për të siguruar kthimin e fëmijëve ukrainas në familjet e tyre”, tha Vatikani, i cili ka ndërmjetësuar midis Kievit dhe Moskës për çështjen e fëmijëve.
Zelensky u takua me Leon në rezidencën papnore të Castel Gandolfo, rreth 30 kilometra në juglindje të Vatikanit dhe do të takohet me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë më vonë gjatë ditës.
Bisedimet me Papën dhe Melonin vijnë mes përpjekjeve të Zelensky-t, me ndihmën e aleatëve evropianë , për të balancuar një draft-marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA-të me Rusinë , e cila shihet gjerësisht si e favorshme për Moskën.
