Papa Leo u bëri thirrje të mërkurën udhëheqësve në Rusi dhe Shtetet e Bashkuara të rinovojnë traktatin e tyre të fundit për kontrollin e armëve bërthamore, START i Ri , i cili kufizon numrin e armëve strategjike bërthamore të vendosura nga secili vend.
Leo, Papa i parë amerikan, tha gjatë audiencës së tij javore në Vatikan se situata aktuale botërore “kërkon të bëhet gjithçka e mundur për të shmangur një garë të re armatimesh”.
Traktati , i nënshkruar në vitin 2010, do të skadojë të enjten. Presidenti rus Vladimir Putin propozoi në shtator që traktati të mund të zgjatet jozyrtarisht për një vit tjetër, por deri të mërkurën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk kishte reaguar.
“Unë bëj një apel urgjent që të mos e lëmë këtë instrument të humbasë vlefshmërinë”, tha Papa. “Është më urgjente se kurrë të zëvendësojmë logjikën e frikës dhe mosbesimit me një etikë të përbashkët, të aftë të udhëheqë zgjedhjet drejt së mirës së përbashkët.”
Skadimi i New START do të shënonte fundin e më shumë se gjysmë shekulli kufizimesh mbi armët bërthamore.
